Caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo datë ishte data që propozoi si të duhur, edhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti në takimin që pati Osmani me krerët e partive politike. Lidhur me vendimin e Presidentes Osmani ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo

Nëntor 20, 2025 - 18:30
 0
Caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës
Caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

Caktoi 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, Musliu-Osmanit: E nxore sheshit që je kokë e këmbë nën urdhërat e Dejonës

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo datë ishte data që propozoi si të duhur, edhe Kryetari i VV-së, Albin Kurti në takimin që pati Osmani me krerët e partive politike.

Lidhur me vendimin e Presidentes Osmani ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Ajo ka thënë se sot Presidentja Osmani e nxori sheshit se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihali.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, ka shkruar Musliu në Facebook./Reporteri.net/