Krenar Shala: Kurti ka pasur ministra të dobët dhe sfida ku pothuajse të gjithë janë pozicionuar kundër tij
Analisti politik, Krenar Shala në “Adresa” komentoi qeverinë e Albin kurtit për këto 4 vite sa ka qenë në krye të qeverisë, bashkë me ministrat e tij. Shala tha se Kurti ka pasur edhe ministra të dobët, të cilët nuk kanë punuar mjaftueshëm dhe se ka pasur shumë sfida ku shumë njerëz e shumë vende


Analisti politik, Krenar Shala në “Adresa” komentoi qeverinë e Albin kurtit për këto 4 vite sa ka qenë në krye të qeverisë, bashkë me ministrat e tij.
Shala tha se Kurti ka pasur edhe ministra të dobët, të cilët nuk kanë punuar mjaftueshëm dhe se ka pasur shumë sfida ku shumë njerëz e shumë vende kanë qenë kundër tij.
“Unë besoj se AlbinKurti është fajtor si ka marrë 51%, sepse e pati të tërë qeverinë në dorë dhe i pa patur të gjitha mundësitë që të punojë edhe më shumë për të mos i qitur vetes pengesa, që të mos i merr 51% dhe rrjedhimisht të mos ta kemi këtë krizë që e patëm 9 mujore. Por sido që të jetë, është e vërtetë që Kurti u ballafaqu edhe me sfida të shumta, ndër to ka qenë, i ka pas disa ministra të dobtë, nuk ju ka nejtë gati, s’kanë punu qysh duhet, janë kanë neglizhent. Hajt ti se unë kam me nejtë 30 vjet në pushtet, e kry une nesër, mos te kryfsha nesër e kry masnesër, i ka pas disa ministra të tillë. Por poashtu ka pas edhe sfida, të gjithë kundër tij, ShBA-së, BE-së, Rusisë, Serbisë, mediave, shoqërisë civile, prokurorisë”, shtoi tutje Shala./Gazeta10
