Çfarë ndodhi? Stresi njofton protestë pranë Top Channel për Gjestin: “E papranueshme”

Rikthehen protestat për banorët e BBVA para Top Channel. Të martën e 14 janarit reperi i njohur Stresi ka njoftuar protestë në orën 14:00 pranë ambienteve të Top Channel dhe Big Brother. Ai njihet si mbështetës i Gjestit dhe thotë se bullizimet që po i bëhen atij janë të papranueshme nga banorët e tjerë të […] The post Çfarë ndodhi? Stresi njofton protestë pranë Top Channel për Gjestin: “E papranueshme” appeared first on InfoShqip.com.

Jan 13, 2025 - 22:00
 0  4
Çfarë ndodhi? Stresi njofton protestë pranë Top Channel për Gjestin: “E papranueshme”

Rikthehen protestat për banorët e BBVA para Top Channel. Të martën e 14 janarit reperi i njohur Stresi ka njoftuar protestë në orën 14:00 pranë ambienteve të Top Channel dhe Big Brother.

Ai njihet si mbështetës i Gjestit dhe thotë se bullizimet që po i bëhen atij janë të papranueshme nga banorët e tjerë të BBV.

Stresi: Kjo që po ndodh në Big Brother ok është lojë e kuptoj kam qenë vetë pjesë, është loja po duhet të ketë dhe limite, këtu është thyer limiti ka kaluar cdo normë bullizimi dhe po bëhet cdo ditë më i tensionuar ky big brother.

Dhe ne si popull kemi të drejtë me thënë mendimin tonë, duhet të mblidhemi gjithmonë për këtë temë, nesër në orën 2 unë do jem ne Top Channel me shumë njerëz me shoqërinë time e ti themi STOP bullizimit të marrin masa jashtëzakonisht të rrepta. Unë kam shumë respekt për TCH, më i suksesshmi por i bëj me dije që do dalim nesër paqësisht në protestë.

TCH është pronë private e nuk cënohet, stop bullizimit kjo që po ndodh sepse familjet jashtë janë shumë keq kur ndodhin këto gjëra në BBV. Kjo që po i bëhet Gjestit e papranueshme

Të gjithë ta dinë që kryefjala e këtij BBV është Gjesti.

“Degjojeni me shum vemendje ju lutem …. I bej thirrje dhe Kolegve tmi mos kini frik çojeni Zerin hajdeni neser ne ora 14:00 ne top channel Ne Mzez ne big brother te mblidhemi avash avash . Ky Esht zarfi zi fjala e lire e popullit. Ju dua ju pres neser … Stop Bullizimit Si Big Kosove si ne Shqipri”, shkruan Stresi bashkangjitur videos.

The post Çfarë ndodhi? Stresi njofton protestë pranë Top Channel për Gjestin: “E papranueshme” appeared first on InfoShqip.com.