Deputetët do të debatojnë sot për interpelancën e Toshkovskit
Deputetët pritet të debatojnë sot për interpelancën e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, të paraqitur nga grupi parlamentar i së Majtës. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00, transmeton Portalb.mk. Interpelanca kundër Toshkovskit u paraqit më 14 prill pasi, siç theksoi Levica, ministri e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar […]


Deputetët pritet të debatojnë sot për interpelancën e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski, të paraqitur nga grupi parlamentar i së Majtës. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00, transmeton Portalb.mk.
Interpelanca kundër Toshkovskit u paraqit më 14 prill pasi, siç theksoi Levica, ministri e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në një mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, duke rezultuar në veprime të paligjshme, skandale dhe transferime personeli në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Duke shpjeguar arsyet e interpelancës, deputeti Sashko Jançev nga partia e Majta tha se ajo bazohet në dhjetë baza, pesë prej të cilave lidhen drejtpërdrejt me tragjedinë në Koçanit, e cila ndodhi më 16 mars.
“Nga pesë arsyet që lidhen me tragjedinë në Koçan, e para është mungesa e çdo kontrolli mbi diskotekën, e cila është një detyrim i qartë ligjor i Ministrisë së Brendshme. Pastaj janë përdorimi i paligjshëm i piroteknikës dhe mosdhënia e ndihmës nga zyrtarët e policisë”, tha ai.
Sipas tij, Ministria e Brendshme gjithashtu hodhi poshtë faktin se zyrtarë dhe bartës të funksioneve të afërta me VMRO-DPMNE-në nuk ishin përfshirë në hetim për një periudhë të gjatë kohore.
Një interpelancë tjetër u ngrit kundër Toshkovskit në janar të këtij viti, së bashku me katër interpelanca të tjera të ministrave të qeverisë.
Interpelancat u paraqitën më pas nga “Fronti Europian”, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Por interpelanca për të nuk mori mbështetjen e shumicës së deputetëve në atë kohë.
Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi njoftoi javën e kaluar se interpelanca e Ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski pritet të vihet në rend të ditës në seancën plenare më 29 prill.
“Ende rrjedh afati për Rregulloren ku ministri mund të japë përgjigje me shkrim, kështu që në lidhje me këtë ta caktojmë seancën. Nëse nuk ka përgjigje edhe dy-tre ditë, do të duhet ta caktojmë sa më shpej që të jetë e mundur, gjegjësisht në seancën e parë të ardhshme. Presim që më 29 mund të realizohet kjo seancë ku pika e parë në rend dite do të jetë interpelanca”, tha Gashi.