Çfarë u ofrohet klientëve në objektet gastronomike? Të dhëna shqetësuese!

Çfarë lloj ushqimi hanë qytetarët e Maqedonisë dhe çfarë u ofrohet atyre në objektet gastronomike. Të dhënat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë shqetësuese. Vetëm në 6 muajt e The post Çfarë u ofrohet klientëve në objektet gastronomike? Të dhëna shqetësuese! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 22, 2024 - 22:00
 0  9
Çfarë u ofrohet klientëve në objektet gastronomike? Të dhëna shqetësuese!

Çfarë lloj ushqimi hanë qytetarët e Maqedonisë dhe çfarë u ofrohet atyre në objektet gastronomike. Të dhënat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë janë shqetësuese. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë asgjësuar 37.6 ton dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta. Janë vendosur gjithsej 2.433 masa inspektimi. Vetëm gjatë sezonit turistik janë shkatërruar pothuajse 9 ton ushqime të pasigurta, në Ohër, Strugë, Prespë dhe Dojran, pas inspektimit emergjent në 120 objekte, qebaptore, pastiçeri, restorante, mishtore.

“Kemi gjetur 8.7 tonë, e kam fjalën për Ohrin dhe Strugën. Ishte një aksion treditor. U shkatërruan. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara, për mungesë dokumentesh sanitare dhe inspektuese, nuk kishte importe, nuk kishte operatorë të regjistruar si operatorë ushqimorë. Shumica nuk janë deklaruar, nuk janë etiketuar”, tha Oliver Millanov, Drejtor i Agjencisë Së Ushqimit Dhe Veterinarisë.

Shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të mërkurën dhe të enjten kryen inspektime të jashtëzakonshme në Kërçovë, Strugë dhe Ohër .

“Për shkak të vendosjes së ushqimit të pasigurt në një restorant në Kërçovë, operatorit i është shqiptuar masa ndalim i përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë derisa të hiqen parregullsitë e përcaktuara. U shkatërruan 187 kilogramë ushqime të pasigurta me origjinë shtazore dhe joshtazore dhe është shqiptuar gjobë prej 1400 eurosh me kundërvlerë në denarë”, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në Strugë, një market u gjobit me 1.400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Janë shkatërruar 15 kilogramë ushqime, ndërsa janë shitur produkte pa deklarime, etiketime joadekuate të produkteve, si dhe ushqime të skaduara. Në Strugë, një mishtore është gjobitur gjithashtu me 500 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta. Janë shkatërruar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore. Megjithatë, autoritetet sigurojnë se qytetarët e Maqedonisë hanë ushqim të shëndetshëm përkundër faktit se shumë shpesh qytetarët dëshmojnë se si disa produkte tërhiqen nga tregu. Ky ishte rasti i fundit, kur u tërhoqën biskotat serbe për shkak të mundësisë së pranisë së një trupi të jashtëm.

“Kontrollet bëhen çdo ditë, qoftë për prodhim, import dhe eksport. Në Maqedoni mund të themi se ne hamë ushqim të sigurt, ne përpiqemi të kemi brende botërore që përfaqësohen, kështu që do të pasojnë disa masa të përshtatshme qoftë në deklarim, qoftë në përbërjen ushqyese”, u shpreh Oliver Millanov, Drejtor i Agjencisë Së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Mund të them se absolutisht qytetarët hanë ushqim të shëndetshëm. Çdo gjë që haset që nuk është sipas rregulloreve dhe rregullave trajtohet në përputhje me rrethanat, për të mos arritur në tryezën dhe menynë e qytetarëve për të paraqitur problem shëndetësor, çdo ushqim duhet të ketë deklaratë. Çdo gjë që nuk ka deklarim dhe nuk është në përputhje me ligjin duhet të denoncohet në inspektoratin e tregut dhe shërbimet do të veprojnë aty ku është e nevojshme”, shtoi Igor Xhaxhovski – Udhëheqës i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe Ushqimit.

Në një gjelltore në Ohër këto ditë janë shkatërruar 15 kilogramë ushqim të pasigurt . Disa nga operatorët konstatuan kushte të pakënaqshme higjienike, kryerjen e një aktiviteti që nuk është miratuar nga AUV, mospasjen e të dhënave sanitare për punonjësit, etj. Këtë verë, kontrollet u kryen edhe në gjashtëdhjetë objekte në rrugën e plastikave , Çairçankë dhe Bit Pazar, ku u sekuestruan dhe u shkatërruan 80 kilogramë ushqim, raporton Alsat. Flaka Media

The post Çfarë u ofrohet klientëve në objektet gastronomike? Të dhëna shqetësuese! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .