“Cilët janë artistët me të cilët s’do të bashkëpunoje kurrë” – Mc Kresha jep një përgjigjje interesante
Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Mc Kresha ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku diskutoi hollësitë rreth jetës së tij personale dhe vizionet për karrierën që ka përpara. Gjatë intervistës, ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme që prekin aspektet më intime të jetës dhe aspiratat artistike që ka. Në lidhje me jetën familjare, […]
Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur Mc Kresha ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku diskutoi hollësitë rreth jetës së tij personale dhe vizionet për karrierën që ka përpara.
Gjatë intervistës, ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme që prekin aspektet më intime të jetës dhe aspiratat artistike që ka.
Në lidhje me jetën familjare, kur u pyet nëse ka plane për ta zgjeruar më tej familjen, Mc Kresha pranoi: “Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë”.
Ai zbuloi gjithashtu dëshirën e tij për një fëmijë të tretë, duke reflektuar mbi faktin se çështjet e rritjes së familjes janë vendime të përbashkëta.
Sa i përket karrierës, artisti foli për rëndësinë e përkushtimit dhe pasionit në krijimtarinë e tij muzikore. Ndryshe nga trendet e tregut që prodhojnë këngë për efekte sezonale, Mc Kresha dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Lyrical Son, zgjedhin të prodhojnë albume të plotë.
“Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni”, tha ai, duke treguar angazhimin e tyre për cilësi në muzikë.
Për të fundit, ai u pyet se me kë nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.
Pavarësisht se preferoi të mos përmendë emra, Mc Kresha theksoi se ka artistë të caktuar me të cilët nuk do të bashkëpunonte, duke vënë të parën profesionalizmin dhe respektin artistik: “Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”.