Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve

Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike. Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, duket se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena

Nëntor 25, 2024 - 06:00
 0  8
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
ciolacu-prin-ne-zgjedhjet-presidenciale-te-rumanise,-sipas-sondazheve

ciolacu-prin-ne-zgjedhjet-presidenciale-te-rumanise,-sipas-sondazheve

Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike.

Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër i shtetit, duket se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind.

Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider I të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.

Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.

Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar.