Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, ka qenë i ftuar së fundmi në “Big Talk”. Ai ka folur pas takimit me Drenushën në Big Brother, darkën si dhe marrëveshjet që arritën për hir të fëmijëve të tyre. I njëjti ka folur pas këtij takimi, duke thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim […]

Nëntor 25, 2024 - 06:00
 0  7
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, ka qenë i ftuar së fundmi në “Big Talk”.

Ai ka folur pas takimit me Drenushën në Big Brother, darkën si dhe marrëveshjet që arritën për hir të fëmijëve të tyre.

I njëjti ka folur pas këtij takimi, duke thënë se është e pashmangshme që të mos kenë komunikim si prindër që janë.

“Mirë po ndihna. E kemi pritur. Nuk na ka marrë mendja që bëhet kaq publike. Ka qenë e pashmangshme marrëveshja jonë si prind. Më vjen mirë, ju falënderoj juve që e realizuat kaq shpejt”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Normal që brengoset për fëmijët e vetë. E kam përgatitur pak vajzën që do të ketë kontakt me vajzën, e ka ditur dhe mund të them që e kam parë një lloj lehtësimi te fëmijët. Djali e ka parë”.

“Djali e ka përjetuar pak më rëndë, normal që mosha. Nuk është e lehtë as për të. E kemi një detyrë që të punojmë për ta”, vazhdoi Atilla.

Sa i përket partneres së tij të re, Atilla theksoi se i di të gjitha dhe se është dakord për çdo gjë.

“Realiteti është i pashmangshëm, me Drenushën i kam dy fëmijë. Është puna që e ka ditur është dakord”.