Çitaku pas dështimit të seancës: Për VV-në e Kurtin pushteti më i rëndësishëm se shteti, Kosova buzë kolapsit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, pushteti është më i rëndësishëm se shteti. Ajo para gazetarëve tha se Kosova është buzë kolapsit. “Sot ishte seanca e 35-të. Edhe njëherë u demonstrua publikisht që për VV-në, për Kurtin, pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja më e

qershor 21, 2025 - 14:00
 0  4
Çitaku pas dështimit të seancës: Për VV-në e Kurtin pushteti më i rëndësishëm se shteti, Kosova buzë kolapsit
Çitaku pas dështimit të seancës: Për VV-në e Kurtin pushteti më i rëndësishëm se shteti, Kosova buzë kolapsit

Çitaku pas dështimit të seancës: Për VV-në e Kurtin pushteti më i rëndësishëm se shteti, Kosova buzë kolapsit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, pushteti është më i rëndësishëm se shteti.

Ajo para gazetarëve tha se Kosova është buzë kolapsit.

“Sot ishte seanca e 35-të. Edhe njëherë u demonstrua publikisht që për VV-në, për Kurtin, pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja më e masdhe se Kosova, ambicia më e madhe se demokracia.

Kjo situatë duhet të marrë fund, presim nga VV të reflektojë, Kosova është buzë kolapsit, çdo ditë kemi lajme për dëmin e pariparueshëm që kjo situatë po i shkakton ekonomisë.

Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kollapsit në sektorin e energjisë” – u shpreh ajo.