Çmimet e derivatet e naftës në RMV do ndryshojnë në mesnatë

Duke filluar nga sonte, çmimet e derivateve të naftës do të ulen, kanë vendosur anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk. Me vendimin e ri, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: benzina EUROSUPER BS 95 – 73 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS 98 – 75 denarë, EURODIZEL BS (D-E […]

maj 5, 2025 - 19:00
 0  5
Çmimet e derivatet e naftës në RMV do ndryshojnë në mesnatë
Ilustrim: Fisnik Xhelili / Portalb.mk

Duke filluar nga sonte, çmimet e derivateve të naftës do të ulen, kanë vendosur anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Me vendimin e ri, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: benzina EUROSUPER BS 95 – 73 denarë për litër, benzina EUROSUPER BS 98 – 75 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) – 65 denarë, vaji për amvisëri ekstra i i lehtë 1 (EL-1) – 65 denarë, dhe një kilogram mazut M-1 NS do të kushtojë 36 denarë.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet për 1 denar, ndërsa çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) ulen për 0,5 denarë.