Çmimet e larta në Shqipëri, reagon Çun Lajçi, tregon si qëndron e vërteta në Shëngjin
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas komenteve të shumta rreth çmimeve për pushime në bregdetin e Shqipërisë. Lajçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që të mos e mashtrojnë popullin, kjo pasi sipas tij, çmimet janë të njëjta sikur vitin e kaluar. “Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova […]
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas komenteve të shumta rreth çmimeve për pushime në bregdetin e Shqipërisë.
Lajçi përmes një statusi në Facebook, ka shkruar që të mos e mashtrojnë popullin, kjo pasi sipas tij, çmimet janë të njëjta sikur vitin e kaluar.
“Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova në Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem!”, ka shkruar Lajçi.
Tutje, ai ka shtuar që të mos bëhen inatçor e mashtrues, pasi sipas tij, sikur Shqipëria nuk ka vend tjetër për xhepat e shtjerrun.
Postimi i plotë:
– Mos e mashtroni popullin o hilexhi, unë zbarkova n’Shëngjin të Ilir Dedaj në H.Marigona, dhe çmimet i gjeta ato që i lash vitin e kaluem!
Mos u bani inatçor e mashtrues, se si n’Shqipni nuk gjeni edhe nji vend tjetër për xhepat tonë të shtjerrun!
Ah det kaltrosh e qiell i shqipeve, kurrë mos mbetshim pa ty!