Çmontohen tendat para Kushtetueses, Osmani: Do t’vazhdojmë me rezistencë! Shaqiri: Hallin e keni për pushtet
Dita “D” e fatit të dygjuhësisë në vend u prit me protestë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup. Qytetarë të thirrur nga opozitarja Fronti Europian u mblodhën tek tendat e ngritura, për të shprehur revoltën e tyre për mbajtjen e seancës së kushtetueses. Kishte edhe forca të shumta policore rreth godinës së kushtetuese por edhe tek […] The post Çmontohen tendat para Kushtetueses, Osmani: Do t’vazhdojmë me rezistencë! Shaqiri: Hallin e keni për pushtet appeared first on InfoShqip.com.
Dita “D” e fatit të dygjuhësisë në vend u prit me protestë para Gjykatës Kushtetuese në Shkup. Qytetarë të thirrur nga opozitarja Fronti Europian u mblodhën tek tendat e ngritura, për të shprehur revoltën e tyre për mbajtjen e seancës së kushtetueses. Kishte edhe forca të shumta policore rreth godinës së kushtetuese por edhe tek Kuvendi. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe i ASH-së Zeiadin Sela i çuan porosi gjykatës të mos vendosin në mënyre selektive.
“Lus deri në qiell që vendime të njëanshme e selektive, këta njerëz që etnikisht janë aty mos të marrin vendime më të gabueshme dhe më të këqija se nuk i bën mirë demokracisë e as bashkëjetesës, as nuk ndihmon në marrëdhëniet e qëndrueshme ndër-etnike”, tha Ali Ahmeti.
“Ne nuk mund të heqim dorë nga gjuha, të cilën na kanë mësuar nënat tona, prindërit tanë, ne nuk heqim dorë nga ardhmëria e fëmijëve tanë, sepse me këtë ka të bëjë gjuha jonë e shenjtë, për të cilën edhe në të kaluarën kanë sakrifikuar shumë rilindës tanë kombëtar”, deklaroi Ziadin Sela
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbajtjen e seancës përgatitore për nismën e vlerësimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nënkryetari i BDI, Bujar Osmani, u shpreh se është e palejueshme që autoriteti më i lartë të mbajë seancën sot me përbërje monoetnike.
“Ne do të vazhdojmë me rezistencën, në mbrojtje të gjuhës në forma të ndryshme. Paralajmërojmë se në momentin që do të caktohet seancë për vlerësimin e kushtetutshmërisë, të Ligjit për gjuhën shqipe e do të jemi këtu. Populli do të jetë këtu! Nuk është zëri ynë vetëm në mbrojtje të gjuhës shqipe, nuk është vetëm kauzë shqiptare. Kjo është kauzë për të mbrojtur shtetin multietnik Evropian të RMV-së”, u shpreh Bujar Osmani
Pas këtyre qëndrimeve, nga Fronti Evropian vendosën të çmontojnë tendat.
Nga Koalicioni VLEN thanë se nuk do të lejojnë degradimin e gjuhës shqipe. Deputeti Rijad Shaqiri tha se Shqipja nuk do të preket, sikurse ndodhi sot dhe sipas tij, gjuha shqipe do të avancohet edhe më tej.
“Këto që fshihen në tenda e mbrohen nga shiu, as shiu e as hija e tendave nuk do mbulojë turpin e të bëmat e tyre. Ulërimat e tyre nuk kanë lidhje as me gjuhën shqipe, as me shqiptarët, dhe me asgjë shqiptare. Pra, zhurma e tyre nuk është për shtet por për pushtet, e më shumë se për pushtet kanë nevojë për amnezi kolektive nga ndjekja e drejtësisë. Do të japin llogari, nuk kanë ku të ikin”, tha rijad Shaqiri
Ndryshe, nga Fronti Europian kanë bërë të ditur se kur kjo seancë e kushtetueses do të vazhdojë, ata sërish do të dalin me tenda para godinës së gjykatës kushtetuese.
The post Çmontohen tendat para Kushtetueses, Osmani: Do t’vazhdojmë me rezistencë! Shaqiri: Hallin e keni për pushtet appeared first on InfoShqip.com.