VLEN: Gjuha shqipe është dhe do të jetë pjesë e institucioneve të RMV-së

“Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë e jetës institucionale në vendin tonë dhe koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbrojtjen dhe garantimin e kësaj të drejte të pacenueshme”, tha Rijad Shaqiri, deputet i VLEN-it në konferencë për media, pas seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë […]

dhjetor 11, 2024 - 20:00
 0  7
VLEN: Gjuha shqipe është dhe do të jetë pjesë e institucioneve të RMV-së

“Gjuha shqipe është dhe do të mbetet pjesë e jetës institucionale në vendin tonë dhe koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për mbrojtjen dhe garantimin e kësaj të drejte të pacenueshme”, tha Rijad Shaqiri, deputet i VLEN-it në konferencë për media, pas seancës së sotme të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sot si pjesë e kësaj Qeverie triumfoi roli i VLEN-it. Kur thamë që gjuha shqipe nuk do të prekej, kështu ndodhi. Sot nga këtu po porosisim – gjuha shqipe do të avancohet edhe më shumë, edhe më mirë, dhe kështu do të jetë. Jo me fjalë, por me vepra konkrete, ju kujtojmë se shtylla mbrojtëse e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është koalicioni VLEN. Ne jemi të vendosur për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve”.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi kapacitet të plotë dhe besueshmëri politike. E thamë qartë dhe me zë të lartë se shqiptarët mund të jenë të qetë sepse nuk do të lejojmë që disa njerëz që vodhën dhe manipuluan të shkatërrojnë të ardhmen e një kombi të tërë. Çdo tentativë për manipulim dhe krim do të përfundojë aty ku i takon, pra para drejtësisë”, tha Shaqiri.

Ai gjithashtu theksoi se zyrtarët e BDI-së nuk po luftojnë për gjuhën shqipe, por, siç tha, për të fshehur veprat kriminale që kanë kryer.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut vendosi sot të mbajë seancë përgatitore ku do të debatohet për iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.