Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim ku tregonte se ka parë dokumentarin më të fundit të Netflix, “From Rock Star to Killer”. Dafina, e njohur për qëndrimet e saj të forta mbi çështjet sociale, e ka lidhur temën e dokumentarit me realitetin në Kosovë dhe […]

Mars 28, 2025 - 16:00
 0  7
Dafina Zeqiri: Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë, femicidi ekziston ende në Kosovë dhe Shqipëri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim ku tregonte se ka parë dokumentarin më të fundit të Netflix, “From Rock Star to Killer”.

Dafina, e njohur për qëndrimet e saj të forta mbi çështjet sociale, e ka lidhur temën e dokumentarit me realitetin në Kosovë dhe Shqipëri, duke sjellë në vëmendje fenomenin e femicidit.

“Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shkruar ajo në InstaStory, duke shprehur shqetësimin e saj për këtë problem serioz.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Reagimi i Dafinës ka bërë që shumë ndjekës të reflektojnë mbi dhunën ndaj grave dhe sfidat që ende ekzistojnë në shoqërinë tonë.

Këngëtarja ka qenë shpesh një zë i fuqishëm në mbështetje të kauzave sociale dhe duket se vijon ta përdorë platformën e saj për të ndërgjegjësuar publikun mbi çështje të ndjeshme.