Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët. “Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të

Prill 20, 2025 - 19:00
 0  5
Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Shqiptarët kanë kremtuar gjithmonë së bashku
haradinaj-viziton-nje-familje-ne-kline-per-pashke:-shqiptaret-kane-kremtuar-gjithmone-se-bashku

haradinaj-viziton-nje-familje-ne-kline-per-pashke:-shqiptaret-kane-kremtuar-gjithmone-se-bashku

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.

“Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull,” ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjete sociale.

Ai ka rikujtuar lidhjen e fortë me familjen Kolaj, që sipas tij, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira.

“Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime”, tha Haradinaj.