Sami Lushtaku takohet me qytetarët e Rezallës në Skenderaj

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, zhvilloi një takim me qytetarët e Rezallës, i cili u karakterizua nga entuziazmi dhe mbështetja e madhe për mandatin e ardhshëm. “Rezalla, vend i historisë, sakrificës dhe qëndresës, edhe kësaj here tregoi mbështetjen e saj të fuqishme për PDK-në. Para qytetarëve shpalosëm programin

shtator 17, 2025 - 22:00
 0
Sami Lushtaku takohet me qytetarët e Rezallës në Skenderaj
Sami Lushtaku takohet me qytetarët e Rezallës në Skenderaj

Sami Lushtaku takohet me qytetarët e Rezallës në Skenderaj

Sami Lushtaku, kandidat për kryetar të Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës, zhvilloi një takim me qytetarët e Rezallës, i cili u karakterizua nga entuziazmi dhe mbështetja e madhe për mandatin e ardhshëm.

“Rezalla, vend i historisë, sakrificës dhe qëndresës, edhe kësaj here tregoi mbështetjen e saj të fuqishme për PDK-në. Para qytetarëve shpalosëm programin tonë konkret për zhvillimin e komunës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për ndërtimin e një Skenderaji modern e të dinjitetshëm për secilin,” tha Lushtaku.

Ai shtoi se energjia dhe përkrahja që morën nga Rezalla janë motiv shtesë për të vijuar takimet në çdo lagje dhe fshat dhe për të realizuar programin e tyre pas 12 tetorit.