Dashnor Sula jashtë listave për zgjedhjet e 11 Majit, reagon Berisha: Nuk është përjashtuar…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të deputetit Dashnor Sula se është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit. Para se të hynte në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë […]

Mars 12, 2025 - 18:00
 0  6
Dashnor Sula jashtë listave për zgjedhjet e 11 Majit, reagon Berisha: Nuk është përjashtuar…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të deputetit Dashnor Sula se është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

Para se të hynte në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë të deputetit demokrat.

Berisha është shprehur se Dashnor Sula nuk është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë.

“S’është përjashtuar dhe s’mund të përjashtohet. Ka meritat e veta. Nuk kam komunikuar me zotin Sula. Telefoni im ka mijëra mesazhe, edhe mund të më ketë shkruar. Ai është njeri i respektuar”, tha Berisha.

Kreu demokrat ka lënë të nënkuptohet se Sula mund të jetë kandidat, kur u pyet nga gazetarët sesi mund të linte jashtë liste një nga më të votuarit në qarkun Elbasan, gjatë primareve.

A keni një arsye pse më të votuarit nuk janë në listë të sigurt?

Sali Berisha: Janë! Disa prej tyre.. Të miratohet lista, se nuk është miratuar. Nuk më shkon të nxjerr unë listën kur nuk është miratuar.

Në qarkun e Elbasanit, ju më të votuarin nuk do e keni as kandidat?

Sali Berisha: Ajo nuk dihet, e thua ti.

E ka deklaruar vetë.

Sali Berisha: Ai deklaron por pastaj mund të ndryshojë mendim.