Dauti pret në takim delegacionin nga Bundestagu gjerman me në krye z. Bernd Rützel

Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti në ciliësinë e kryetares së komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ka takuar  delegacionin nga Bundestagu Gjerman me në krye z. Bernd Rützel, Kryetar i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në Bundestagun gjerman, shkruan Top24 Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe […]

shtator 16, 2024 - 17:00
 0  8
Dauti pret në takim delegacionin nga Bundestagu gjerman me në krye z. Bernd Rützel

Deputetja e Frontit për Europë, Ilire Dauti në ciliësinë e kryetares së komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini ka takuar  delegacionin nga Bundestagu Gjerman me në krye z. Bernd Rützel, Kryetar i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në Bundestagun gjerman, shkruan Top24

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini së bashku me kolegët deputetë, anëtarë të këtij komisioni, patëm në vizitë delegacionin nga Bundestagu Gjerman me në krye z. Bernd Rützel, Kryetar i Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në Bundestagun gjerman.
Temë e bisedimeve shumë miqësore në mes të dy delegacioneve ishte zhvillimi i politikave sociale dhe ndihma që Gjermania mund t’i jep vendit tonë nga praktikat e saj të sukseshme në këtë dhe shumë fusha të tjera.
Gjermania mbetet një nga vendet mike, por edhe mbështetësit më të fuqishëm të vendit tonë, procesit të reformave, zhvillimit të shoqërisë dhe institucioneve.