Dauti: Ziadin Sela, emblema e Aleancës për Shqiptarët!
Deputetja Ilire Dauti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, e cila ka kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën e Shqiptarët, duke thënë se simbol i kësaj partie është Ziadin Sela. “Imagjinoni kur njerëz të cilët s’kanë dhënë as kontributin më të vogël për […]
Deputetja Ilire Dauti, në një intervistë për gazetën LAJM, ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit në Gostivar, e cila ka kthyer në rigjykim lëndën për Aleancën e Shqiptarët, duke thënë se simbol i kësaj partie është Ziadin Sela.
“Imagjinoni kur njerëz të cilët s’kanë dhënë as kontributin më të vogël për themelimin e saj. Kur botërisht është e njohur se kujt i takon ASH-ja. Kush, jo vetëm që e ka themeluar, e ka ngritur, e ka rritur, por edhe me gjakun e tij janë shkronjat Aleanca për Shqiptarët, është amblema shqiponjë e ASH-së. Kur të gjithë e dimë këtë, dikush guxon të del publikisht të flet për këtë çështje. E kuptoni pra këtë njerëz çfarë janë gjendje të bëjnë, për gjërat të cilat nuk duken publikish. Ndërsa, për atë se a janë të denjë të gjithë të flasin për ASH-në, jo. ASH-ja kur nuk ka vepruar në këtë formë, siç këta që thirren në emër të saj, thirren politikisht”, u shpreh deputetja, Ilire Dauti.