De Riu viziton Karabinierët në KFOR
Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, gjatë ditës së sotme ka vizituar bazën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të Karabinierëve, të cilët janë pjesë e KFOR-it. Në një postim në platformën X, ambasada thotë se De Riu iu tha pjesëtarëve italianë se janë forcë e duhur për të luftuar sfidat komplekse të sigurisë […]
Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, gjatë ditës së sotme ka vizituar bazën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të Karabinierëve, të cilët janë pjesë e KFOR-it.
Në një postim në platformën X, ambasada thotë se De Riu iu tha pjesëtarëve italianë se janë forcë e duhur për të luftuar sfidat komplekse të sigurisë në Kosovë.
“Ambasadori De Riu vizitoi bazën e MSU-së të Karabinierëve, pjesë e KFOR-it, ku Italia shërben si kontribuuesi më i madh. Duke iu drejtuar trupave, ai theksoi aftësitë unike si një forcë xhandarmërie, duke kombinuar funksionet ushtarake dhe policore për të trajtuar sfidat komplekse të sigurisë në Kosovë”, thuhet në postim.