Imri Ahmeti pritet me entuziazëm në Kraishtë: Besimi juaj është motiv për të ardhmen
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, njëherësh kryetar aktual, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Gjatë një takimi të mbajtur në fshatin Kraishtë, Ahmeti është pritur me përkrahje të madhe nga banorët lokalë. “Entuziazëm i jashtëzakonshëm […]


Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Lipjanit, njëherësh kryetar aktual, Imri Ahmeti, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Gjatë një takimi të mbajtur në fshatin Kraishtë, Ahmeti është pritur me përkrahje të madhe nga banorët lokalë.
“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin takim me ju, sonte Kraishta na priti me përkrahje të madhe, duke treguar se puna jonë në këto vite është vlerësuar dhe besimi juaj për të ardhmen është i palëkundur,” ka thënë Ahmeti.
Ai ka falënderuar banorët për besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e komunës dhe krijimin e mundësive të reja për të gjithë qytetarët.
“Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje, vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe!”, përfundoi ai.
Ahmeti vazhdon fushatën me premtimin për vazhdimësi të projekteve zhvillimore dhe afrimit me qytetarët në çdo cep të komunës. /ORAinfo/
