Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në

Samiti dy-ditor i Brdo-Brijunit kësaj radhe do të mbahet në Durrës të Shqipërisë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, tashmë ka mirëpritur disa prej liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në Facebook, ajo ka shpërndarë një video të pritjes së liderëve ballkanikë. “Mirëpresim Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit”.

tetor 6, 2025 - 00:00
 0
Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në
Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në

Spiropali: Samiti i Brdo-Brijunit është instrumenti që afron Ballkanin me BE-në

Samiti dy-ditor i Brdo-Brijunit kësaj radhe do të mbahet në Durrës të Shqipërisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, tashmë ka mirëpritur disa prej liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në Facebook, ajo ka shpërndarë një video të pritjes së liderëve ballkanikë.

“Mirëpresim Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit”.

“Samiti mbahet në një moment domethënës në Shqipëri, teksa rajoni ynë ka në duar instrumentin financiar që përshpejton afrimin ekonomik dhe social me BE-në, Planin e ri të Rritjes.”, ka shkruar Spiropali.

Fokus të veçantë në samit do të ketë Plani i Rritjes për rajonin, i cili do të udhëhiqet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në Samitin e Brdo-Brijunit do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidentja e Sllovenisë, Natash Pirc-Musar, ai i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ai malazez, Jakov Millatoviq, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.