DEFENDER 25, Ambasada e ShBA-së: Bashkë me trupat e Kosovës po e forcojmë sigurinë
Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake amerikane në Evropë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes


Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake amerikane në Evropë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes trupave amerikane dhe atyre kosovare.
“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim”, shkroi ambasada në Facebook.
