Dehari nën hetim për kontratë me avokat, Ganiu i paprekur për 150 ndërtime pa leje
Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë sot ka paraqitur kallëzim penal kundër Fatmir Deharit (51) nga fshati Serbicë i Kërçovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i The post Dehari nën hetim për kontratë me avokat, Ganiu i paprekur për 150 ndërtime pa leje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sektori për Punë të Brendshme në Kërçovë sot ka paraqitur kallëzim penal kundër Fatmir Deharit (51) nga fshati Serbicë i Kërçovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal, transmeton Flaka
Sipas njoftimit të policisë, gjatë periudhës 2017–2024, F.D., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kërçovës, ka lidhur kontrata të paligjshme për shërbime avokatie me avokatë nga Kërçova, ndonëse Komuna disponon me një Sektor Juridik me 37 të punësuar, të aftë për të përfaqësuar institucionin para gjykatave.
“Përmes këtyre kontratave, është shkaktuar dëm në buxhetin komunal në vlerë prej 3.938.420 denarësh (rreth 64.000 euro), përfitim i kundërligjshëm për palët e përfshira dhe shkelje e një vargu ligjesh, përfshirë Ligjin për parandalimin e korrupsionit, Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Ligjin për prokurime publike”, u theksua në kumtesën e MPB.
Ndërkohë, institucionet heshtin për ndërtimet pa leje në Çair
Ndryshe nga reagimi i shpejtë në Kërçovë, institucionet shtetërore vazhdojnë të heshtin përballë kaosit urbanistik në Komunën e Çairit. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë për mosveprim ndaj ndërtimit të paligjshëm në këtë komunë.
Arsovska denoncoi publikisht se janë evidentuar mbi 150 ndërtime pa leje vetëm në dy vitet e fundit, pranë shkollave, shtëpive private dhe rrugëve të ngushta, duke e shndërruar Çairin në një zonë kaotike dhe të rrezikshme për mbi 62 mijë banorë.
Sipas saj, autorët e ndërtimeve kanë angazhuar punëtorë që paguhen me para në dorë për të rikuperuar dëmet e shkaktuara në infrastrukturë, si bulevarde, kanalizime, ujësjellës e rrjet elektrik. Ajo akuzoi publikisht edhe kryetarin e Komunës, Visar Ganiun, dhe këshilltarë të VMRO-DPMNE dhe VLEN për përgjegjësi në këtë situatë.
Në të njëjtën linjë reagoi edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke shprehur shqetësim të thellë për “dështimin institucional” përballë kësaj krize urbane dhe duke kërkuar masa urgjente për ndalimin e ndërtimeve ilegale dhe rikthimin e rendit dhe ligjshmërisë.
“Mosreagimi institucional tashmë është bërë pjesë e problemit”, thuhet në kumtesën e BDI-së, e cila thekson se situata në Çair nuk është më thjesht çështje urbanizmi, por krizë e sigurisë publike dhe dinjitetit qytetar.
Ndërkohë, qytetarët presin veprime konkrete dhe përgjegjësi ligjore, për të rikthyer besimin në institucionet publike dhe në sundimin e ligjit. Flaka
The post Dehari nën hetim për kontratë me avokat, Ganiu i paprekur për 150 ndërtime pa leje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
