Dehari: Nuk drejtojë gishtin e fajësisë ndaj asnjërit, mund të kisha gabuar diku

Ish-kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë dhe të kthjellët. Ai tha se ndoshta do të mund të kishte gabuar diku dhe për këtë kërkoi ndjesë. Ai tha se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se nuk drejton gishtin e fajësisë tek askush. “Nuk e drejtoj gishtin e […]

Nëntor 10, 2025 - 20:01
 0
Dehari: Nuk drejtojë gishtin e fajësisë ndaj asnjërit, mund të kisha gabuar diku

Ish-kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot kërkoi nga qytetarët që të jenë të qetë dhe të kthjellët.

Ai tha se ndoshta do të mund të kishte gabuar diku dhe për këtë kërkoi ndjesë.

Ai tha se zgjedhjet kanë përfunduar dhe se nuk drejton gishtin e fajësisë tek askush.

“Nuk e drejtoj gishtin e fajësisë tek askush, nuk do të luaj rolin e gjykatësit, gjykatësi më i mirë për çdo nga ne duke filluar nga unë dhe të tjerët është ndërgjegjja. Pra le të jetë në ndërgjegjen e secilit përkushtimi, puna dhe ajo që ka ndodhur”, tha Dehari.