Deli-Kodra: Haxhiu është e pa pranueshme për PDK-në, shkak dështimet e saja
Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur në këtë pozitë nga deputetët e legjislaturës së nëntë. Në vazhdimin e seancës konstituive ajo mori tri vota më pak sesa në pesë rundet e kaluara të votimit. Pas ndërprerjes së seancës partitë deri dje në pushtet dhe në opozitë


Kandidatura e deputetes Albulena Haxhiu për kryeparlamentare nuk mori votat e duhura për t’u zgjedhur në këtë pozitë nga deputetët e legjislaturës së nëntë. Në vazhdimin e seancës konstituive ajo mori tri vota më pak sesa në pesë rundet e kaluara të votimit. Pas ndërprerjes së seancës partitë deri dje në pushtet dhe në opozitë kanë kritikuar njëra-tjetrën për bllokadën e shkaktuar.
Zhvillimet në vazhdimin e se seancës konstituive janë analizuar në “RTK Prime”, ku përveç analistëve, e futar ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka thënë se përgjegjësia për zgjidhjen e situatës së krijuar në Kuvend i bie partisë që ka fituar shumicën relative, e cila sipas saj, nuk po arrin që t’i ketë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
“Është fatkeqësi që dy muaj e gjysmë nga përfundimi i zgjedhjeve kemi një situatë që nuk duket në horizont që do te ketë shpejt konstituim të organeve dhe hapje rrugë për të krijuar qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës në mungesë të numrave”, tha ajo duke kujtuar se nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se i kanë numrat për krijimin e institucioneve të vendit.
Deputetja ka theksuar se po shihet se çdo 48 orë po përsëritet skenari i njëjtë dhe nuk ka asnjë lëvizje për t’i hapë rrugë kësaj bllokade në të cilën është futur vendi.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk pranon që të ketë imponime dhe përpjekje totalitare që të votohet një figurë e vetme siç po thuhet, sepse kur dikush dështon për gjashtë herë siç ishte rasti me zonjën Haxhiu, atëherë s’do mend që subjekti politik koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa dhe Lista Guxo duhet ta shohin mundësin se si të dilet nga kjo situatë”, tha ajo.
Deliu- Kodra theksoi se ‘figura e Albulena Haxhiut e propozuar për kryetare të Kuvendit është shumë problematike për mënyrën se si ajo ka operuar në politikë për një kohë të gjatë”.
Sipas saj, Haxhiu është e pa pranueshme për PDK për shkak të dështimeve të saj në Ministrinë e Drejtësisë, shkeljeve të disa hershme të kushtetutës, zvogëlimit të buxhetit për procesin gjyqësor që po ndodhë në Hagë, rasti i provave për rastin ‘Dehari’ që janë vjedhur mostrat.
“Ky është dështim i madh i lidhur me resorin të cilin e ka udhëhequr Haxhiu”, tha Deliu.
Deliu Kodra shtoi se në rast se do të ketë një kandidat të dytë situata do të ndryshoj dhe do të ketë vend për konsultime, dakordime e koordinime të reja.
Ajo ka theksuar se ‘ky koalicion e ka një telashe shumë të madhe me mënyrën e bashkëpunimit, bashkërendimit, marrëveshjeve dhe të dakordimit’.
“Kur në Kuvend nuk janë numrat natyrisht që i mbetet partisë që ka marrë më shumë vota që të ulet e të bëjë përpjekje për të nxjerrë situatën nga kjo krizë të cilën është futur Kosova. Është precedani i parë nuk e kemi pas në të kaluarën precedane të tilla”, theksoi ajo.