Dënimi me një vit burg për Ixhet Memetin, reagon Arben Fetai
Ndaj vendimit të fundit të Prokurorisë, ku bëhet e ditur se Ixhet Memeti do të dënohet me dënim me kusht prej një viti, ka reaguar zëvendëskryeministri për politika të mira dhe sundim të mirë, Arben Fetai, transmeton TV21. Ai thotë se “prokurori i BDI-së, Islam Abazi, paska kërkuar dënim me kusht prej 1 viti kundër […] The post Dënimi me një vit burg për Ixhet Memetin, reagon Arben Fetai appeared first on InfoShqip.com.
Ndaj vendimit të fundit të Prokurorisë, ku bëhet e ditur se Ixhet Memeti do të dënohet me dënim me kusht prej një viti, ka reaguar zëvendëskryeministri për politika të mira dhe sundim të mirë, Arben Fetai, transmeton TV21.
Ai thotë se “prokurori i BDI-së, Islam Abazi, paska kërkuar dënim me kusht prej 1 viti kundër prokurorit tjetër të BDI-së, Ixhet Memeti, i kapur duke marrë mito prej 10.000 eurosh për të ndikuar në uljen e dënimit të një politikani të akuzuar për trafikim me lëndë narkotike”.
Mes tjerash Fetai thotë se këto raste adresojnë “nevojën për reforma rrënjësore, ku nuk do të ketë më vend për prokurorë të këtij lloji”.
“Prandaj edhe jemi në këtë gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve kanë besim në sistemin e drejtësisë. Prokurorisë dhe gjyqësorit i duhet reformë rrënjësore, veting dhe një fillim i ri, ku nuk do të ketë më vend për prokurorë të këtij lloji, të korruptuar e nën urdhërat e politikës dhe narko karetelëve”, tha Fetai.
The post Dënimi me një vit burg për Ixhet Memetin, reagon Arben Fetai appeared first on InfoShqip.com.