Deputetët e PD-së kërkojnë largimin e saj nga Komisioni i Medias, reagon Açka: I sfidoj meraklijtë politikë, hapni listat!
Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas debateve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku disa prej deputetëve kanë kërkuar largimin e saj si kryetare e Komisionit të Medias. Ligjëvënësit demokratë iu drejtuan kreut të Grupit Parlamentar me argumentin, se Açka po pengon punën e opozitës. Por kërkesa e deputetëve të PD-së është kundërshtuar nga kreu […]
Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas debateve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, ku disa prej deputetëve kanë kërkuar largimin e saj si kryetare e Komisionit të Medias.
Ligjëvënësit demokratë iu drejtuan kreut të Grupit Parlamentar me argumentin, se Açka po pengon punën e opozitës.
Por kërkesa e deputetëve të PD-së është kundërshtuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Bardhi ka thënë para deputetëve se duhet që të punohet për bashkim dhe jo për përçarje mes demokratëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputetja Açka shprehet se është njeri institucional dhe jo fugë politike, dhe se “do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale”.
Postimi i Flutura Açkës
Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.
Të paktën nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opozitën. Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e që vrasin hije.
Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët. I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!
Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetëm amoralët nuk e shohin.