“Nuk po bën opozitë”, deputetët e PD i kërkojnë Bardhit shkarkimin e Flutura Açkës nga komisioni i medias
Deputetja Flutura Açka është bërë objekt debati në mbledhjen e kësaj të mërkure në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Shumica e deputetëve kanë kërkuar në këtë takim që Flutura Açka, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Medias të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi sipas tyre “përveç se nuk po bën opozitë, po […]
Deputetja Flutura Açka është bërë objekt debati në mbledhjen e kësaj të mërkure në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Shumica e deputetëve kanë kërkuar në këtë takim që Flutura Açka, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Medias të shkarkohet nga kjo detyrë, pasi sipas tyre “përveç se nuk po bën opozitë, po pengon dhe punën e opozitës”.
Sipas tyre Açka nuk mund të jetë më në këtë pozicion, pasi nuk po e ushtron si duhet dhe nuk po mbron interesat e opozitës dhe kanë kërkuar nga kryetari i grupit që të marrë masa.
Gazment Bardhi ka kërkuar prej deputetëve mirëkuptim, duke thënë se nuk do merret asnjë vendim lidhur me këtë kërkesë pasi jepet mesazh i gabuar. Sipas tij duhet që të punohet për bashkim dhe jo për përçarje mes demokratëve.