Zbardhja e vendimit të Apelit për kalimin e vulës tek Berisha, reagon Basha: Rekurs të menjëhershëm në Gjykatën e Lartë!
Pas zbardhjes së vendimit për vulën e Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, ka ardhur një reagim nga Lulzim Basha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha ka paralajmëruar se vendimin e Apelit do ta çojë në Gjykatën e Lartë. “Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në […]
Pas zbardhjes së vendimit për vulën e Partisë Demokratike nga Gjykata e Apelit, ka ardhur një reagim nga Lulzim Basha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha ka paralajmëruar se vendimin e Apelit do ta çojë në Gjykatën e Lartë.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan ai.
Gjykata e Apelit i dha më 11 qershor vulën dhe logon e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke e konsideruar të pavlefshëm dhe duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.
Vendimi i trupës gjykuese është i formës së prerë duke i dhënë fund pas 3 vitesh betejës ligjores në dyert e gjykatës për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.