Deputetët e VLEN-it në Kuvend janë të regjistruar si deputetë të Lëvizjes Besa

Shumica e deputetëve të koalicionit VLEN, në ueb-faqen e Kuvendit janë regjistruar si deputetë të Lëvizjes Besa. Përveç deputetit dhe kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, deputetët tjerë të VLEN-it në ueb-faqe figurojnë si deputetë të Lëvizjes Besa. Gabim me qëllim ose jo, shërbimet e Kuvendit kanë bërë edhe me deputetin Ilir Demiri, i cili sipas […]

Prill 8, 2026 - 16:00
Deputetët e VLEN-it në Kuvend janë të regjistruar si deputetë të Lëvizjes Besa

Shumica e deputetëve të koalicionit VLEN, në ueb-faqen e Kuvendit janë regjistruar si deputetë të Lëvizjes Besa. Përveç deputetit dhe kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, deputetët tjerë të VLEN-it në ueb-faqe figurojnë si deputetë të Lëvizjes Besa.

Gabim me qëllim ose jo, shërbimet e Kuvendit kanë bërë edhe me deputetin Ilir Demiri, i cili sipas Kuvendit është i pavarur, por ai tashmë ka kaluar në radhët e VLEN-it. Deputetët si Bekim Qoku, Mimoza Musa, Saranda Imeri-Stafai, Merita Kollçi-Koxhaxhiku, Imerlije Saliu-Fetai, Feride Haxhiu dhe Zeqirja Tairi, janë regjistruar si deputetë të Lëvizjes Besa.

Kemi pyetur në Kuvend për këtë çështje, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi marrë përgjigje.

Ndryshe, Koalicioni VLEN përbëhet nga katër parti (Lëvizja Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët), si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Funksionarët e VLEN-it kanë paralajmëruar kongresin e parë të VLEN-it, për më 9 maj, dita kur edhe pritet që koalicioni të shndërrohet në një parti. Për momentin VLEN në Kuvend përfaqësohet me 12 deputetë, së bashku me Ilir Demirin./Telegrafi/