Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa pjesëmarrëse në procesin vëzhgues të zgjedhjeve në Hungari
Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa po marrin pjesë në misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, që po mbahen sot. Misioni përbëhet nga mbi 130 parlamentarë nga 37 vende anëtare të OSBE-së dhe bashkëpunon me ekipin e OSBE/ODIHR-it, si dhe me vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Këshillin e Evropës. Vëzhguesit janë


Deputetet Monika Zajkova dhe Mimoza Musa po marrin pjesë në misionin ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Hungari, që po mbahen sot.
Misioni përbëhet nga mbi 130 parlamentarë nga 37 vende anëtare të OSBE-së dhe bashkëpunon me ekipin e OSBE/ODIHR-it, si dhe me vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Këshillin e Evropës.
Vëzhguesit janë të shpërndarë në disa rajone të vendit për të monitoruar procesin zgjedhor. Qëllimi i misionit është të vlerësojë nëse zgjedhjet zhvillohen në përputhje me standardet demokratike të OSBE-së, duke përfshirë votimin e lirë, fushatën e drejtë dhe qasjen në media. Raporti paraprak i vëzhguesve do të prezantohet më 13 prill në Budapest.
