Deputetët votuan ndryshimet ligjore! S’do të ketë zgjedhje të parakohshme në Saraj, Gostivar dhe Aerodrom
Me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore, të cilat mënjanojnë zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në komunat Aerodrom, Gostivar dhe Saraj. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili është ligj sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash, respektivisht mbështetjen e së paku […] The post Deputetët votuan ndryshimet ligjore! S’do të ketë zgjedhje të parakohshme në Saraj, Gostivar dhe Aerodrom appeared first on InfoShqip.com.
Me 83 vota “për” dhe 17 “kundër”, deputetët votuan për ndryshimet ligjore, të cilat mënjanojnë zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetarë komunash në komunat Aerodrom, Gostivar dhe Saraj. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili është ligj sistematik dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash, respektivisht mbështetjen e së paku 80 nga 120 deputetët.
Përveç deputetëve të shumicës qeverisëse (VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN), përkrahjen për këto ndryshime deklaruan edhe deputetët e BDI-së opozitare.
Zgjidhja e mëparshme ligjore parashikonte që një komunë mund të ketë u.d. kryetar komune për maksimum gjashtë muaj, por ndryshimet do të lejojnë që tashmë ushtruesit e detyrës, kryetar i komunës në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj, t’i udhëheqin komunat deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ndryshe, të tre komunat mbetën pa kryetar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit. Kryetari i mëparshëm i Sarajit, Blerim Bexheti nga BDI, u bë deputet, ndërsa ish-kryetari i Gostivarit, Arben Taravari u bë Ministër i Shëndetësisë pas formimit të qeverisë, kurse ish kreu i Aerodromit, u bë ministër i Punëve të Jashtme.
The post Deputetët votuan ndryshimet ligjore! S’do të ketë zgjedhje të parakohshme në Saraj, Gostivar dhe Aerodrom appeared first on InfoShqip.com.