Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti sqarohet për firmën e familjes së tij
Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti ka reaguar ndaj, siç i quan ai, sulmeve mediatike dhe politike lidhur me themelimin e një kompanie nga fëmijët e tij madhorë, duke i cilësuar The post Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti sqarohet për firmën e familjes së tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti ka reaguar ndaj, siç i quan ai, sulmeve mediatike dhe politike lidhur me themelimin e një kompanie nga fëmijët e tij madhorë, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe senzacionaliste.
Bexheti thekson se kompania në fjalë është hapur në mënyrë tërësisht ligjore dhe transparente përmes Regjistrit Qendror, duke shtuar se ajo nuk ka fituar asnjë tender, nuk ka lidhur asnjë kontratë dhe nuk ka nisur asnjë aktivitet biznesi. Sipas tij, krijimi i një “historie dramatike” rreth kësaj kompanie është tentativë për shtrembërim të realitetit dhe njollosje të tij dhe familjes së tij.
“Po tentohet të paraqitet si skandal fakti që të rinjtë përpiqen të bëhen sipërmarrës, në vend që të punësohen në institucione publike përmes partive,” shprehet Bexheti, duke ironizuar logjikën sipas së cilës çdo i ri që hap kompani etiketohet automatikisht si “ndërtues pallatesh”.
Ai sqaron se akuza e vetme ndaj tij lidhet me mosparaqitjen, me vonesë prej tre muajsh, të themelimit të kompanisë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Sipas interpretimit të tij të ligjit, duke qenë se fëmijët e tij jetojnë ndaras, nuk ka ekzistuar obligim për deklarim, por shton se nëse KSHPK vlerëson ndryshe, ai është i gatshëm ta paraqesë.
The post Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti sqarohet për firmën e familjes së tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .