Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ekzekutor i largimit të Selmanit nga Agjencia për Media
Aktivistja e njohur nga Shkupi, Nafie Selmani, ka reaguar publikisht pas, siç e quan ajo, një “akt tinëzar e të pabesë” nga ana e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, përkatësisht The post Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ekzekutor i largimit të Selmanit nga Agjencia për Media appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aktivistja e njohur nga Shkupi, Nafie Selmani, ka reaguar publikisht pas, siç e quan ajo, një “akt tinëzar e të pabesë” nga ana e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, përkatësisht deputetit Bekim Qoku, i cili ekzekutoi largimin e saj nga pozita pa asnjë njoftim apo sqarim ligjor.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Selmani shprehu indinjatën për mënyrën sesi u zëvendësua në Kuvend më 24 qershor, duke e cilësuar këtë veprim si të paprecedent dhe të turpshëm për një institucion që duhet të mbrojë ligjin dhe drejtësinë.
“U eliminova në heshtje të plotë, në mënyrë tinëzare dhe pa asnjë shpjegim ligjor apo juridik. Kjo ndodhi në një institucion ku, në vend që të mbroheshin ligji dhe drejtësia, u godita pikërisht në këto dy themele,” shkroi Selmani.
Ajo ka njoftuar se tashmë ka filluar konsultimet me një zyrë avokatie, për të ndjekur çështjen në rrugë ligjore dhe për të kuptuar në mënyrë të detajuar shkeljet që janë bërë ndaj saj.
Selmani nuk kurseu kritikat ndaj deputetëve të VLEN-it, të cilët, sipas saj, e kanë goditur pabesisht, megjithëse ajo i ka përkrahur politikisht në të kaluarën.
“Jam goditur në mënyrën më të ulët e më burracake nga disa burra të subjektit politik VLEN, njerëz që politikisht i kam ndihmuar dhe përkrahur një për një, pa përjashtim, në periudha të ndryshme.”
Ajo theksoi se kjo nuk është një betejë personale, por një akt simbolik i asaj që mund t’i ndodhë çdokujt që nuk ka “krah politik”. Sipas saj, përjashtimi i saj është një sinjal për përjashtimin e zërave kritikë dhe të pavarur.
“Nuk është luftë për karrige, por për ata që nuk kanë zë. Mua nuk më mungojnë mundësitë, por më dhimbsen të rinjtë që mund të përjetojnë të njëjtën padrejtësi.”
Selmani falënderoi qytetarët për përkrahjen morale, duke theksuar se ndihma që i është ofruar është dëshmi se kauzat e drejta nuk mbeten pa mbështetje.
Ajo përmendi edhe dy vlerësime të mëhershme publike nga liderët e VLEN-it:
“Zeqirija Ibrahimi më quante ‘militante të drejtësisë’. Afrim Gashi më cilësonte si një grua që nuk bën kompromis kur ka të bëjë me padrejtësinë.”
Në përfundim, Nafie Selmani paralajmëroi vazhdimin e angazhimit të saj publik dhe qytetar, duke theksuar se “nga një zë, po bëhemi mijëra zëra”.
Nafie Selmani në zgjedhjet e vitit 2024 garroi për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në VLEN, pikërisht nga vinte edhe deputeti, Bekim Qoku. Flaka
The post Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ekzekutor i largimit të Selmanit nga Agjencia për Media appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
