LSDM: : Tender milionësh për testet e patentës përfundon te kompani e afërt me VMRO-DPMNE
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme po shpërthen një tjetër skandal që ngre shqetësime serioze për korrupsion dhe keqpërdorim të parave publike. Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, ka denoncuar publikisht The post LSDM: : Tender milionësh për testet e patentës përfundon te kompani e afërt me VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme po shpërthen një tjetër skandal që ngre shqetësime serioze për korrupsion dhe keqpërdorim të parave publike. Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, ka denoncuar publikisht dhënien e një tenderi shumë milionësh për testet e patentë shoferit në rajonin e Pellagonisë një kompanie të sapokrijuar, të lidhur drejtpërdrejt me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së.
Sipas Shukovës, kompania “Super vozitës”, që fitoi tenderin, është themeluar vetëm tre muaj para hapjes së procedurës, dhe është në pronësi të kompanisë “Street Ride”, pas së cilës qëndron Filip Mitreski – këshilltar i VMRO-DPMNE-së në Komunën e Kërçovës.
“Ministria e Brendshme, nën drejtimin e Pançe Toshkovskit, i dha një monopol pesëvjeçar kësaj kompanie për të gjitha testet e drejtimit në Manastir, Prilep dhe Resnjë. Kjo është grabitje e organizuar”, deklaroi Shukova.
Ajo theksoi se përfitimet financiare nga ky biznes janë të konsiderueshme dhe paralajmëroi se LSDM ka dorëzuar kërkesë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ndërsa pret që Prokuroria Themelore Publike të hapë rast zyrtar për këtë çështje.
“Institucionet nuk mund të jenë vëzhgues të heshtur. Qytetarët meritojnë transparencë, jo tenderë të porositur për këshilltarë të partive në pushtet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Deri më tani, Ministria e Brendshme nuk ka dalë me qëndrim publik lidhur me akuzat.
Ky është rasti i dytë brenda muajit ku opozita denoncon tenderë të dyshimtë të dhënë kompanive të lidhura me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, duke thelluar dyshimet për një model të ri të favorizimit të bizneseve të afërta me partinë në pushtet.
The post LSDM: : Tender milionësh për testet e patentës përfundon te kompani e afërt me VMRO-DPMNE appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
