Deputeti i VV-së: Ndjejë keqardhje për qasjen e BE-së nëse vepron kundër vlerave të saj
Të enjten, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të vendosin masa të reja ndaj Kosovës nëse situata në veri nuk ndryshon referuar paralajmërimeve të Qeverisë ‘Kurti’ për hapjen e Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri. Për këtë reagim të BE-së, është deklaruar për Front Online deputeti nga […]
Të enjten, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të vendosin masa të reja ndaj Kosovës nëse situata në veri nuk ndryshon referuar paralajmërimeve të Qeverisë ‘Kurti’ për hapjen e Urës së Ibrit dhe aksionit për mbylljen e degëve të postës serbe në veri.
Për këtë reagim të BE-së, është deklaruar për Front Online deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, njëherësh anëtar i Komisionit për Integrim Evropian, Agon Batusha.
Batusha ka deklaruar se ndjenë keqardhje për qasjen e BE-së se nëse ka vendosur të jetë kundër vlerave që janë shtylla e themelimit të saj.
Sipas deputetit, Qeveria po zbaton një marrëveshje e cila është arritur në BE.
Ai thotë se me hapjen e urës, mbrohet e drejta e njeriut dhe lëvizjes së lirë.
“Urat janë për të lidhur njerëzit janë për lëvizje më të lehta të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve. Urat janë simbol i vetë BE-së. Përtej kësaj ne po zbatojmë një marrëveshje të arritur kohë më parë po në BE. Me këtë urë ne avancojmë vlerat humane në Kosovë, mbrojmë të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Nëse BE ka vendosur të jetë kundër vlerave të saj që janë shtylla e themelimit të saj atëherë ndjejë keqardhje për këtë qasje të tyre”, u shpreh Basha për Front Online.
Deklarimi i zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.
”Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do bëjmë? – kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë janë mendimit se ato duhet të shtohen. Shpresojmë se më në fund do ta dëgjojnë mesazhin dhe do na ndalojnë të marrim në konsideratë se çfarë masa do shohim të marrim nëse situata nuk ndryshon”.