Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për pasardhësin e Calhanoglut

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato. Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet […]

Nëntor 23, 2024 - 13:00
 0  9
Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për pasardhësin e Calhanoglut

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Kampioni në fuqi i Serie A, Interi i ka vënë sytë mesfushorit të Veronës, Belahyane dhe do të vëzhgojë reprezentuesin maroken në një ndeshje të Serie A në Stadio Bentegodi.

Sipas Il Corriere dello Sport, Interi beson se Belahyane mund të bëhet një zëvendësues për një kohë të gjatë për mesfushorin 30-vjeçar Calhanoglu, i cili do të humbasë ndeshjen e sotme për shkak të një dëmtimi muskulor të marrë gjatë ndeshjeve të nëntorit me kombëtaren e Turqisë.

Potencialisht, Nerazzurrët mund të duhet të luftojnë me rivalët e tyre të qytetit, Milanin, për nënshkrimin e Belahyane verën e ardhshme, duke pasur parasysh që Gazzetta dello Sport raportoi javën e kaluar se kuqezinjtë ishin gjithashtu të interesuar për 20-vjeçarin.

Belahyane bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar, duke bërë dy paraqitje në ligën më të mirë të Italisë.

Marokeni ka dy asistime në 11 paraqitje në Serie A me Veronën këtë sezon.