Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje

Në një opinion të fundit, analisti politik Destan Jonuzi thekson se koha për një unitet të vërtetë të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut është bërë më urgjente se The post Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 2, 2025 - 00:30
 0  10
Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje

Në një opinion të fundit, analisti politik Destan Jonuzi thekson se koha për një unitet të vërtetë të faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut është bërë më urgjente se kurrë, shkruan Flaka. Kjo vjen në dritën e zhvillimeve të fundit pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe formimit të qeverisë së re nën drejtimin e Hristijan Mickoskit, e cila tashmë ka shkaktuar shqetësime serioze për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet multietnik.

Sipas Jonuzit, marrëveshje të rëndësishme politike si ajo e Ohrit janë vënë në pikëpyetje, ndërsa vërehet një degradim i dukshëm institucional – sidomos në raport me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Koha për një unitet politik shqiptar duket se po bëhet gjithnjë e më urgjente, sidomos në dritën e zhvillimeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ku qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE) ka shkaktuar shqetësim të madh për pozitën e shqiptarëve në këtë shtet të përbashkët. Pse është koha për unitet politik shqiptar? Marrëveshjet politike të mëparshme, si ajo e Ohrit janë vënë në pikëpyetje, dhe tani ka degradim institucional, sidomos në përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësimin e drejtë”, shkruan Jonuzi.

Për më tepër, rritja e nacionalizmit maqedonas, afrimi me parti dhe grupe me qasje anti-shqiptare, si dhe ndikimi gjithnjë e më i madh i qarqeve ruse dhe serbe në rajon, përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për të drejtat kolektive dhe individuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Jonuzi apelon për një strategji të përbashkët shqiptare që shkon përtej retorikës, e cila duhet të përfshijë bashkërendim në fushën e diplomacisë, sigurisë, përfaqësimit dhe zhvillimit ekonomik. Vetëm përmes një zëri të unifikuar politik, shqiptarët mund të mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe të sigurojnë një të ardhme të barabartë në shtetin e përbashkët.

“Koha për unitet nuk është vetëm simbolike. Është e vetmja rrugë përballë sfidave të reja politike dhe gjeopolitike që po konturohen me shpejtësi,” përfundon Jonuzi.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për unifikim të faktorit shqiptar. E tillë ishte edhe iniciativa e nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani i cili shfaq idenë e tij “Bashkë”, në takime më strukturat partiake. Largimi i Aleancës për Shqiptarët dhe Arben Taravarit nga qeveria, ka nxitur edhe më tepër këto thirrje senzibilizuese. Flaka

The post Destan Jonuzi: Uniteti shqiptar, përgjigjja e vetme ndaj nacionalizmit në rritje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .