Dhjetë policë të RMV-së dyshohen se kundërligjshëm morën mbi një milion denarë për dhjetë muaj
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 10 punonjësit policor për shkak ekzistimit të dyshimeve për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, raportoi Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj dhjetë punonjësve policor, të punësuar në Njësinë për Shpërndarje të Shpejtë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 10 punonjësit policor për shkak ekzistimit të dyshimeve për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, raportoi Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj dhjetë punonjësve policor, të punësuar në Njësinë për Shpërndarje të Shpejtë, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e dënueshme në bazë të nenit 353 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.
Ata dyshohen se nga buxheti i Ministrisë për Punë të Brendshme kanë shfrytëzuar mjete financiare për udhëtim, përkundër asaj se nuk kanë qenë ato ditë në punë.
“Në periudhën nga 1 dhjetori i vitit 2023 e deri më 17 shtator të vitit 2024, e ka dëmtuar buxhetin e Ministrisë për Punë të Brendshme në vlerë prej 1 098 120 denarë”, vlerësoi Policia, duke paralajmëruar edhe nisjen e masave disiplinore.