Dhunë, kërcënime, aulme me armë dhe thika, si dhe ndërhyrje policore në Tetovë e Gostivar
Tetovë – Sulm fizik dhe kërcënim me armë nga të rinj Më 27 maj 2025, rreth orës 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u The post Dhunë, kërcënime, aulme me armë dhe thika, si dhe ndërhyrje policore në Tetovë e Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Tetovë – Sulm fizik dhe kërcënim me armë nga të rinj
Më 27 maj 2025, rreth orës 18:50, një i mitur 17-vjeçar dhe E.H. (18), të dy nga Tetova, u paraqitën vetë në Stacionin Policor të Tetovës, pas një incidenti të rëndë të raportuar më herët nga R.B. (19) nga fshati Gjermë, transmeton Flaka. Sipas dëshmisë së tij, rreth orës 14:30 në lagjen “Drenovec”, automjeti “Golf” pa targa, i drejtuar nga i mituri, ia preu rrugën. Pas kësaj, ky i fundit doli nga vetura dhe e sulmoi fizikisht R.B., ndërsa E.H. doli më pas, e kërcënoi me pistoletë dhe e goditi me dorezën e saj. Gjatë hetimeve, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, u gjet një pistoletë tip “Glock 17” me karikator bosh në një kontejner. Të dy personat janë ndaluar për procedura të mëtejshme dhe ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Tetovë – Plagosje me thikë në qendër tregtare
Në orën 23:40, Qendra e Urgjencës në Spitalin Klinik të Tetovës raportoi për një person të plagosur me thikë. Viktima A.T. (31), shtetas i Shqipërisë, deklaroi se rreth orës 23:30, para një objekti hotelerik në rrugën “Ilindeni”, ishte sulmuar nga B.Sh. nga Tetova. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
Tetovë – Dhunë në familje
Rreth orës 22:00, në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, policia ndaloi Sh.E. (57), pas denoncimit të bashkëshortes së tij 47-vjeçare. Ajo raportoi se ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar fizikisht në banesën e tyre. Personi ndodhet në paraburgim për procedura të mëtejshme ligjore.
Gostivar – Tentim sulmi me thikë në tregun e qytetit
Në orën 11:50 në Gostivar, policia ndaloi D.M. (60) nga Shkupi, pas denoncimit të P.G. (37) nga fshati Belovishtë. Ky i fundit deklaroi se D.M. kishte tentuar ta sulmonte me thikë në tregun e qytetit. Sulmi u pengua nga të pranishmit. Thika u sekuestrua dhe ndaj të dyshuarit do të ngrihen akuza përkatëse.
Tetovë – Zbulimi i një trupi pa jetë
Në orën 14:15 u raportua për një erë të rëndë që vinte nga një apartament në rrugën “Ilindeni” në Tetovë. Zjarrfikësit hapën derën dhe gjetën të vdekur R.G. (89), i cili jetonte i vetëm. Trupi u dorëzua për autopsi me urdhër të Prokurorit Publik.
Tetovë dhe Gostivar – Masa për rregullin në komunikacion
Gjatë ditës, në rajonin e SPB Tetovë janë ndëshkuar 32 drejtues për parkim të paligjshëm (22 në Tetovë, 10 në Gostivar), nga të cilët 25 automjete janë larguar me mjetin “merimangë”. Janë shqiptuar edhe 50 gjoba për shkelje të tjera të trafikut (33 në Tetovë, 17 në Gostivar). Flaka Media
The post Dhunë, kërcënime, aulme me armë dhe thika, si dhe ndërhyrje policore në Tetovë e Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
