Diplomati grek Mihalis Rokas mori detyrën e ambasadorit të BE-së në RMV
Diplomati grek Mihalis Rokas prej dje mori detyrën e ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe shefit të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar në këtë pozitë ambasadorin aktual David Geer, transmeton Portalb.mk. “Sot mirëpresim ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas”, thuhet në postimin e djeshëm të Delegacionit të […]
Diplomati grek Mihalis Rokas prej dje mori detyrën e ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe shefit të delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar në këtë pozitë ambasadorin aktual David Geer, transmeton Portalb.mk.
“Sot mirëpresim ambasadorin e ri të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas”, thuhet në postimin e djeshëm të Delegacionit të BE-së në Facebook.
Nga ana tjetër, ambasadori i ri u shpreh i emocionuar për detyrën e re.
“I emocionuar për fillimin e një kapitulli të ri si Ambasador i BE-së në Maqedoninë e Veriut! Mezi presim të njohim vendin dhe njerëzit, të punojmë për të mbështetur rrugën drejt BE-së, si dhe në zbatimin e reformave që do të kenë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tij të sotëm në rrjetin social X.
Excited to start a new chapter as EU Ambassador to North Macedonia! Looking forward to getting to know the country and the people, to working on supporting its EU path, as well as on the implementation of the reforms that would have positive impact on citizens’ lives https://t.co/MrLhNBZzF5
— Michalis Rokas (@MichalisRokasEU) September 4, 2024
Rokas paraprakisht ishte ambasadori i BE-së dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Malajzi, një post që ai e ka mbajtur që nga dhjetori 2020.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, emëroi 44 kryetarë të rinj të delegacioneve të BE-së për rotacionin e ardhshëm diplomatik të delegacioneve të BE-së në mbarë botën.