Seanca për vrasjen e Vanjës dhe Pançes u shty më 20 shtator, u pranua propozimi për bashkim të lëndëve

Në gjykatën penale u ulën në bankën e të akuzuarve Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Përveç tyre, në arrest shtëpiak është edhe babai i vajzës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski. Në vend të gjykimit, kishte bashkim të lëndëve. Pra, të gjithë […]

shtator 4, 2024 - 15:01
 0  6
Seanca për vrasjen e Vanjës dhe Pançes u shty më 20 shtator, u pranua propozimi për bashkim të lëndëve
Vanja Gjorçevska, 14-vjeçarja e cila u vra në Shkup. Foto: Portalb.mk

Në gjykatën penale u ulën në bankën e të akuzuarve Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski, të cilët akuzohen se kanë kryer vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Përveç tyre, në arrest shtëpiak është edhe babai i vajzës së vrarë, Aleksandar Gjorçevski. Në vend të gjykimit, kishte bashkim të lëndëve. Pra, të gjithë të lidhur me dy ngjarjet kriminale do të gjykohen së bashku, në vend që të gjykohen veçmas siç është ngritur akuza, transmeton Portalb.mk.

Seanca zgjati 11 minuta – gjyqtari lexoi emrat e të pranishmëve dhe tha se kërkesa e Prokurorisë për bashkimin e çështjeve u pranua dhe caktoi datën për gjykim të ri.

Është evidente se të gjithë të pandehurit kanë avokatë, me të cilët do të mbrohen në procedurë. I pandehuri i parë, Ljupço Palevski-Palço, për të cilin Prokuroria thotë se është planifikues dhe autor i vrasjeve, nuk është nxjerrë nga burgu “Shkupi” në Shutkë.

Për herë të parë në sallën e gjyqit janë takuar ballë për ballë likuiduesit dhe babai i të vrarës Vanja, i cili në procedim akuzohet se ka dhënë informacion për trajektoren e lëvizjes së vajzës së tij. Avokati Vladimir Tufegxhiq në disa raste ka treguar se gjatë procedurës do ta vërtetojë të kundërtën.

Seanca e radhës është caktuar për 20 shtator.

Ljupço Palevski – Palço akuzohet për dy vepra. E para është rrëmbimi nga neni 141 dhe vrasje sipas nenit 123 të Kodit Penal. Për veprën e parë të rrëmbimit, duke qenë se është e mitur, Palço mund të dënohet me të paktën katër vjet burg. Për vrasje të shkallës së dytë, ai rrezikon deri në 10 vjet burgim ose burgim të përjetshëm nëse vrasja është kryer në mënyrë të egër dhe tinëzare.

Vllatko Kekishov akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjet. Ai akuzohet për veprën penale të rrëmbimit nga neni 141 i Kodit Penal, i cili dënohet me të paktën katër vjet burg. Ai akuzohet gjithashtu për vrasjen brutalisht të një të miture dhe vrasjen e kryer për përfitim material.

Bore Videvski akuzohet edhe nga neni 141 i Kodit Penal për kidnapim dhe për dy vrasje mizore, njëra e të miturës dhe tjetra për përfitim material.

Velibor Manev akuzohet edhe nga neni 141 i Kodit Penal për dy vrasje. Një e mitur dhe një për përfitim material.

Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi i të miturës”.

Në këtë rast nuk përfshihen Stefan Dimkovski, i cili e transportoi Palçon nga Serbia në Turqi dhe Vasko Stojkov, i cili e transportoi Palçon nga Shkupi në Beograd.

Ndryshe, të dy akuzohen për veprën penale nga neni 365 i Kodit Penal për ndihmë ndaj autorit pas kryerjes së veprës penale.

Aktualisht është e paqartë nëse gjykata do të vendosë të përjashtojë publikun nga të gjitha seancat gjyqësore.

E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.