Disa e përdorën MO-në për të pasuruar veten dhe familjarët e tyre
Shkruan: Fatmir Limani DISA E PËRDORËN MARRËVESHJEN E OHRIT PËR TË PASURUAR VETEN DHE FAMILJARËT E TYRE, NDËRSA QYTETARËT U ZHGËNJYEN. Qeveritë e kaluara nuk arritën të përmbushin plotësisht premtimet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shumë të drejta të shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike u lanë në hije, dhe përpjekjet e tyre për barazi […]
Shkruan: Fatmir Limani
DISA E PËRDORËN MARRËVESHJEN E OHRIT PËR TË PASURUAR VETEN DHE FAMILJARËT E TYRE, NDËRSA QYTETARËT U ZHGËNJYEN.
Qeveritë e kaluara nuk arritën të përmbushin plotësisht premtimet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shumë të drejta të shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike u lanë në hije, dhe përpjekjet e tyre për barazi dhe drejtësi u lanë pas dore. Disa e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për të pasuruar veten dhe familjarët e tyre, ndërsa qytetarët u zhgënjyen.
Por sot, me Koalicionin VLEN si pjesë e qeverisë, po fillon një kapitull i ri, plot me shpresë dhe vendosmëri. Ky është një moment historik që ngjall krenari dhe emocion për çdo shqiptar dhe për çdo qytetar që beson në drejtësi dhe barazi. Koalicioni VLEN është i vendosur të realizojë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe të sigurojë që të drejtat e shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike të respektohen dhe mbrohen në mënyrë të plotë.
Ky është momenti ku shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike do t’ju kthehen të drejtat që u takojnë, të drejta që u janë mohuar për shumë kohë. Koalicioni VLEN e sheh këtë si një detyrë të rëndësishme, duke u angazhuar për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të qëndrueshme socialisht dhe më të ndritur ekonomikisht për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë, ne po forcojmë drejtësinë, stabilitetin dhe përparimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë.