Janevska: Më 1 shtator materialet mësimore do të jenë në dispozicion për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja

Përveç teksteve shkollore të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion tanimë prej disa vitesh dhe për të cilët tenderi i fundit i realizuar nga udhëheqësia e mëparshëm është në proces ankimimi, nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat ​​fillore më 1 shtator do të kenë tekstet shkollore apo materialet mësimore për të gjitha lëndët […]

gusht 13, 2024 - 23:00
 0  5
Janevska: Më 1 shtator materialet mësimore do të jenë në dispozicion për të gjitha lëndët në arsimin fillor, me përjashtim të gjuhëve të huaja

Përveç teksteve shkollore të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion tanimë prej disa vitesh dhe për të cilët tenderi i fundit i realizuar nga udhëheqësia e mëparshëm është në proces ankimimi, nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat ​​fillore më 1 shtator do të kenë tekstet shkollore apo materialet mësimore për të gjitha lëndët e tjera.
Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në programin e mëngjesit në TV Kanal 5 , ku foli për fokusin aktual të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe për prioritetet ndaj të cilave do të orientohet puna në periudhën në vazhdim.
„ Një pjesë e teksteve shkollore tashmë janë shpërndarë, disa janë në shtypje dhe sipas marrëveshjes me shtypshkronjën duhet të jenë në shkolla më 1 shtator. Fatkeqësisht, kemi gjetur edhe lëndë për të cilat nuk ka tekste shkollore , ndonëse qeveria e mëparshme ka njoftuar opinionin se ato janë siguruar. I vura në dukje gjuhët e huaja, por edhe lëndët për gjuhën dhe kulturën e bashkësive për të cilat, kryesisht për shkak të cilësisë së dobët të teksteve shkollore të propozuara, të njejtat nuk janë miratuar. Por ne kemi bërë përpjekje për të siguruar materiale në formë digjitale të cilat do të mund ti shfrytëzojnë nxënësit ”, theksoi Janevska.
Ajo shtoi se po punohet për kthimin e historisë si lëndë e veçantë në arsimin maqedonas, sepse, sipas mendimit të opinionit ekspert vendas dhe atij ndërkombëtar, historia është lëndë kombëtare me rëndësi të veçantë. Siç tha ajo, në orët e historisë mësohen fakte për ngjarje dhe personalitete, mirëpo lënda ngjall edhe atdhedashuri dhe besnikëri ndaj vendit të tyre dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje më të madhe dhe të veçantë sistemit arsimor.
Ministrja informoi se me Ministrinë e Kulturës dhe me Byronë për Zhvillimin e Arsimit është diskutuar për mundësitë e mbështetjes së serialeve të animuar vendas, filmave dhe emisioneve edukative të përshtatshme për moshën e nxënësve, si dhe librave me figura dhe librave për personalitete të suksesshëm, për lokalitete gjeografike dhe të ngjashme, të cilat do të mund të jenë pjesë e procesit formal edukativo – arsimor në Maqedoni.

Janevska foli edhe për arsimin parashkollor, i cili duhet të kalojë nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke theksuar se Qeveria po bën përpjekje serioze për të siguruar kushte që sa më shumë fëmijë të përfshihen në kopshte dhe të përvetësojnë njohuri të cilët janë parapërgatitje para përfshirjes në arsimin shkollor.

“Duhet kohë dhe mjete që kushtet të përmirësohen ndjeshëm. Shikoni objekte të reja që po ndërtohen . Komunat marrin shuma të mëdha parash dhe pres që me një pjesë të tyre të parashikojnë edhe ndërtimin e kopshteve të reja”, shtoi ministrja.