“Dita e Groshës” në Tearcë, grosha e Tetovës gjithnjë e më e paktë

-Kjo është grosha e Tetovës, një produkt i njohur në Tetovë, rajon dhe më gjerë, ndërsa ne sot gjendemi në Tearcë kur për çdo vit organizohet manifestimi “Ditët e Groshës”, tha Senat Zylbehari, gazetar TV21. Mirko Gjorgjevin e gjetëm duke e zier groshë. E pyetëm pse është më e veçantë grosha e Tetovës, edhe si […] The post “Dita e Groshës” në Tearcë, grosha e Tetovës gjithnjë e më e paktë appeared first on InfoShqip.com.

shtator 21, 2024 - 23:00
 0  4
“Dita e Groshës” në Tearcë, grosha e Tetovës gjithnjë e më e paktë

-Kjo është grosha e Tetovës, një produkt i njohur në Tetovë, rajon dhe më gjerë, ndërsa ne sot gjendemi në Tearcë kur për çdo vit organizohet manifestimi “Ditët e Groshës”, tha Senat Zylbehari, gazetar TV21.

Mirko Gjorgjevin e gjetëm duke e zier groshë. E pyetëm pse është më e veçantë grosha e Tetovës, edhe si mund ta dallojmë nga llojet e tjera.

“Grosha e Tetovës është e madhe, e madhe edhe si pllakë, ndërsa grifshat tjera janë më të fortë më të imët nuk mund të jetë si kjo , ka edhe të imët edhe më atë mashtrohen njerëzit ai është nga Rusia nga andej ndërsa grosha e Tetovës njihet nga larg”, tha Nirko Gjorgjev, kuzhinier.

Për të 12 vit me radhë ky manifestim organizohet në Tearcë. Organizatori Metin Muharremi thotë se qëllimi fillestar ka qenë që të përkrahen bujqit, ndërsa tash është bërë në një manifestim që tërheq shumë vizitor.

“Kjo ngjarje është sivjet feston edicionin e 12 dhe e ka thyer edhe barrierën etnike por edhe ndërkufitare pasi që marrin pjesë jo vetëm nga shteti, por mysafir nga Kosova dhe Shqipëria të cilët janë pjesëmarrës në projektin që ka për qëllim mbështetjen e bujqve, ka për qëllim ngritjen e aktiviteteve e të rinjve në zonat rurale pasi i njëjti zhvillohet me mbi 20 vullnetar të rinj dhe aktivistë që punojnë bashkë me organizatën qendra për zhvillim CED”, tha Metin Muharemi, CED.

Profesori universitar në fakultetin e Bujqësisë, Alirami Sali, thotë se ndryshimet klimatike në 5 vitet e fundit kanë bërë që grosha e Tetovës në treg të gjendet shumë pak, pasi procesi i vjeljes është i vështirë dhe nuk ka fuqi punëtore.

“Në lidhje me brendimin e kësaj, janë disa faktor edhe pse kam informacione se punohet në atë drejtim por na paraqiten probleme në aspektin e kultivimit, unë kam informacione dhe kam përvojë praktike që dekadën e fundit nuk e kemi më atë sasi të groshës të kultivuar para 10 ose 15 viteve, kjo mungesë apo ulje e sipërfaqes prodhuese është si shkak i ndryshimit të kushteve klimatike, ngrohjes globale, por edhe si rezultat i fuqisë punëtore e cila është e nevojshme për vjeljen e kësaj kulture”, theksoi Alirami Sali, agronom.

Dielli edhe lagështia që ka rajoni i Pollogut bën që ky fasulja të jetë e veçantë, por fatkeqësisht ajo çdo vit kultivohet pak e më pak shkaku i heqjes dorë nga bujqësia por edhe i ndryshimit klimatik.

The post “Dita e Groshës” në Tearcë, grosha e Tetovës gjithnjë e më e paktë appeared first on InfoShqip.com.