Nis seanca plenare në Kuvend me 1 minutë heshtje për ish-deputetin Gerti Bogdani, Partia Demokratike braktisë sallën

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas një arresti kardiak. Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit. Pas nderimit të kolegut […]

shtator 19, 2024 - 20:00
 0  3
Nis seanca plenare në Kuvend me 1 minutë heshtje për ish-deputetin Gerti Bogdani, Partia Demokratike braktisë sallën

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili ndërroi jetë një ditë më parë pas një arresti kardiak.

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali mbajti një fjalim të shkurtër përpara deputetëve, në nderim të Bogdanit.

Pas nderimit të kolegut të tyre, deputetët demokratë janë larguar nga salla në respekt të vendimit që do mbajë dy ditë zie në nderim të ish-deputetit Bogdani. Ndërkohë seanca vijon vetëm me praninë e mazhorancës.