“Rritja ekonomike”, Bajrami- Qeverisë Kurti: Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti. Bajrami thotë se që 4 vite, Qeveria po lavdërohet vetëm me një tre mujor. “Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor. Mosni ashtu, se nëse matemi me nga një tremujor kur […]
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti.
Bajrami thotë se që 4 vite, Qeveria po lavdërohet vetëm me një tre mujor.
“Pas katër viteve qeverisje, kanë mbetë me u lavdëru me një tre mujor. Mosni ashtu, se nëse matemi me nga një tremujor kur ju e keni marrë qeverisjen me 22 mars të vitit 2021 rritja ekonomike ka qënë hiç ma pak se 16.32%”, shkroi Bajrami.
Kujtojmë se, Ministri i Financave, Hekuran Murati, dje tha se ekonomia e vendit “ka vazhduar rritjen edhe në tremujorin e dytë të këtij viti me 4.27% në terma realë sipas ASK-së”. Ai tha se ka performuar dukshëm mbi projeksionet për rritje prej 3.8%-3.9%.