Rama bën ndryshime në qeveri, emrat e rinj

Qeveria “Rama” ka bërë ndryshime të disa zëvendësministrave. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave vendosi që Blerta Rama të emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Endrit Yzeiraj, u lirua nga detyra e zëvendësministërit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe u emërua zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkaq, Ilva Gjuzi […]

shtator 18, 2024 - 20:00
 0  7
Rama bën ndryshime në qeveri, emrat e rinj

Qeveria “Rama” ka bërë ndryshime të disa zëvendësministrave. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministrave vendosi që Blerta Rama të emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Endrit Yzeiraj, u lirua nga detyra e zëvendësministërit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe u emërua zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkaq, Ilva Gjuzi u emërua zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, teksa Silda Çepe do të zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.