Dita e ndeshjes/ Kosova mes shumë problemesh kërkon fitoren ndaj Qipros

Kosova sonte luan ndeshjen e dytë ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas asaj humbje dëshpruëse në stadiumin “Fadil Vokrrri” të Prishtinës, “Dardanët” kërkojnë të rikthehet tek fitorja, shkruan Gazeta Express. Në Qipro kombëtarja ka udhëtuar pa tre yjet e saj Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muric, të cilët u përjashtuan […]

shtator 9, 2024 - 15:00
 0  10
Dita e ndeshjes/ Kosova mes shumë problemesh kërkon fitoren ndaj Qipros

Kosova sonte luan ndeshjen e dytë ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas asaj humbje dëshpruëse në stadiumin “Fadil Vokrrri” të Prishtinës, “Dardanët” kërkojnë të rikthehet tek fitorja, shkruan Gazeta Express.

Në Qipro kombëtarja ka udhëtuar pa tre yjet e saj Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portierin Aro Muric, të cilët u përjashtuan dje nga kombëtarja për arsye se sipas FFK-së kanë thyer rregulloren.

Kundërshtari i Kosovës ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës e ka fituar me rezultat 1-0, ndaj Lituanisë.

Përzgjedhësi Foda mbrëmë ka mbajtur një konferencë për media ku ka theksuar se kundërshtari ka lojtarë të fortë në skuadër, por ishte optimistë për fitore.

Se fitorja në këtë ndeshje është shumë e rëndësishme e tha edhe kapiteni, Amir Rrahmani.

Kosova dhe Qipro janë ndeshur edhe dy herë tjera në kuadër të Ligës së Kombeve, me “Dardanët” që kanë trifmuar në të dyja ndeshjet.

Sfida e sotme mes këtyre dy kombëtareve starton me fillim nga ora 18:00.